TIRANE- E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, drejtoresha në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinise, Linda Pustina tha se rënia e numrit të kërkesave për degë të caktuara në universitetet publike lidhet me uljen e lindshmërisë.


Gjithashtu zyrtarja e MASR u shpreh se një faktor të tjetër për uljen e numrit të studentë është edhe largimi i tyre jashtë vendit për të studiuar.


“Rënia e kërkesës për degë të caktuar si dhe për universitetet është relative, çka do të thotë se vitet e fundit ka pasur rënie të lindshmërisë e cila ka ndikuar në uljen e studentëve. Gjithashtu ka edhe studentë që preferojnë të studiojnë jashtë vendit. Nga të dhënat e fundit të INSTAT janë 25 mijë studentë në vendet e Evropës që studiojnë Shumica prej tyre kthehen sërish në vendlindje pas studimeve.  Të studiuarit jashtë është një avantazh për vendin, pasi marrin një qasje të re”- tha Pustina.


E pyetur se pse disa degë janë drejt mbylljes dhe nuk preferohen, Linda Pustina mori si shembull mësuesinë për të cilën tha se është pjese e reformës nga MASR dhe është rritur mesatarja për këtë degë.

“Mësuesia është pjesë e një reforme nga MASR dhe ka qenë një nga profesionet më pak të kërkuar dhe shkonin nxënësit më të dobët. Është parashikuar një mesatare më e madhe dhe ka më pak studente. Ne po marrim masa edhe për të ndryshuar kurrikulën”- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: