Është konfirmuar pozitive me COVID-19 drejtoresha e kopshtit në qytetin e Korçës. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se pas izolimit të saj në kushte shtëpie që prej ditës së premte dhe daljes së rezultatit dje, bashkia ka bërë të mundur edhe zbatimin e protokollit të sigurisë duke mbyllur kopshtin sot.

Në këtë mënyrë të gjithë kontaktet e drejtoreshës janë vetizoluar në banesat e tyre.

Burime bëjnë të ditur se së fundmi drejtoresha nuk ka patur kontakte të afërta me stafin e punës, ndërsa pas shfaqjes së simptomave të para ajo është vetizoluar në banesë dhe nga tamponi i kryer ka rezultuar pozitive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb