Nikoll Rica, drejtori i Burimeve Njerëzore në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit ka kaluar Vetingun.

Rica ka zhvilluar të hënën seancën dëgjimore, teksa sot u paraqit përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit për t’u njohur me vendimin e trupës gjykuese të këtij komisioni, që përbëhej nga treshja: Ana Kapaj, Marjeta Gjelaj dhe Ela Kerka.

Sipas trupës gjykuese deklarimet e Ricës janë gjetur të sakta dhe figura e tij është e pastër dhe pas këtij konstatimit, trupa e komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, e vlerësoi si pozitive dhe performancën e Ricës gjatë karrierës së tij. Në përfundim të këtyre konstatimeve, trupa vendosi konfirmimin në detyrë të shtetasit, Fatos Balla me detyrë specialist në Sektorin e Hetimit në SHÇBA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtori i Burimeve Njerëzore në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse në Policinë e Shtetit, Nikoll Rica sipas hetimeve të bëra nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, Rica ka deklaruar si pasuri të tij një apartament në Tiranë, të cilin e ka blerë në vlerën e 1 milion e 900 mijë lekë. Burim për blerjen e apartamentit, ai ka deklaruar shitjen e një tjetër banese në zonën e Ali Demit dhe kursime të tjera familjare. Gjithashtu Rica deklaroi si pasuri tijën edhe një garazh 95 metra katrorë, të cilin e kishte blerë 10 mijë euro e një makinë me vlerë 5 mijë e 500 euro.

Sipas KJV, Rica kishte deklaruar në formular edhe një sipërfaqe toke në periferi të Tiranës, që e kishte shitur më pas. Rica u shpreh para KJV-së se toka ishte blerë nga kunata e tij dhe se ishte regjistruar në emrin e tij për vetëm një muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb