Drejtori i spitalit rajonal të Korçës, Litjan Broka, përmes mediave u ka bërë thirrje qytetarëve të Korçës për respektimin e masave duke zbatuar aktin normativ.

Ai ka bërë me dije se mjekët janë në shërbim të qytetarëve për 24 orë ndërkohë që thekson se në sanatoriumin e Korçës trajtohen 10 pacientë të dyshuar me COVID-19, një gjë e tillë është bërë me dije nga drejtori i shërbimit spitalor në qarkun e Korçës, Litjan Broka, i cili tha se këta pacientë qëndrojnë në këtë spital deri më ardhjen e përgjigjeve të tamponëve.

Nga ana tjetër Broka ka bërë me dije se spitali i Korçës e ka kapacitetin e mjaftueshëm për tu kthyer në COVID-19 nëse do të kthehet në spital Covid.

Spitali ka një kapacitet akomodues prej 60 shtretërish ndërsa gjatë gjithë kësaj periudhe janë trajtuar të dyshuar me COVID-19 deri në ardhjen e përgjigjeve, ndërkohë që ka patur edhe raste me Covid që janë trajtuar në këtë spital në kushtet e pamundësisë për trajtim në kushte shtëpie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb