Gjykata e Sarandës ka lënë brenda 4 ditëve, 7  shtetas në burg. Kështu është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg” për Ergys Tarkon, 28-vjeç, të cilit në banesë ju gjetën 16 doza që përmbanin 33 gram “cannabis sativa”. Geart Çoçka, 33-vjeç dhe Erjon Prifti, 31-vjeç, janë lënë në masën “Arrest në burg” nga Gjykata pasi disa ditë më parë u kapën në total me 192.7 gram “cannabis sativa”. Në “Arrest në burg” është lënë edhe shtetasin me inicialet H. M. nga fshati Janjar, Konispol i akuzuar për “dhunë në familje”, konkretisht ndaj babait te tij.

Gjykata e Sarandës ka vendosur “Arrest në burg” me afat 1 muaj për O. H, 16-vjec, i cili plagosi me thike në kofshë e vithe bashkëmoshatarin e tij B.A. “Arrest në burg” Gjykata e Sarandes ka vendosur edhe për Edmond A., i cili akuzohet se ka dhunuar nënën e tij, pasi kjo e fundit i kishte thënë se nuk mund të pranonte një pushues kosovar në banesën që japin me qira, pasi kjo e fundit ishte e pa rregulluar.

Aleksander Dauti do të qëndrojë në masen e sigurise “Arrest me burg” për 45 ditë deri sa të përcaktohet shkalla e dëmtimit tek biznesmeni Pëllumb Sejdiu, të cilin ai e plagosi me sende të forta. Dauti u mbrojt para Gjykatës duke thënë se e kishte qëlluar biznesmenin pasi ai e kishte sharë nga familja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb