Policia e Tiranës lajmëron se në 24 orët e fundit, ka arrestuar 6 persona, 2 prej të cilëve janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë dënuar për krime si droga, vjedhja e mashtrimi.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. (M).B., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 38 vjeç, pasi më datë 19.11.2020, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. C., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” , “Mashtrimi në sigurime“ dhe “Kallëzimi i rremë”.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. S., 50 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.74 mg/l.
  2. Ç., 42 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.65 mg/l, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale V. Gj, 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb