Nuk mund të ishte ndryshe fillimi i javës së modës në Milano, e cila është hapur me një nderim për viktimat e Orlandos.
Dean dhe Dan Caten, binjakët kanadezë në krye të DSquared2, kanë sjellë në pasarelë modelë meshkuj, me taka të larta dhe veshje shumëngjyrëshe.
Në finale edhe të dy stilistët kanë sfiluar në pasarelë me çizme të gjata deri mbi gju dhe me taka të larta.
Modelet e fundit kanë përcjellë edhe një mesazh për të mbështetur homoseksualët që ndjehen të pambrojtur dhe të diskriminuar.
(da.xha/BalkanWeb)
