Dua Lipa sot feston ditëlindjen. Ylli kosovar me famë botërore edhe pse mbush 25 vjet ka një karrierë të shkëlqyer.

Në një ditë të veçantë si kjo nuk ka munguar as urimi i babait të saj, Dukagjin Lipa.

Përmes disa fotove përkrah të bijës, Dukagjini ka bërë një urim emocional.

’25 vite që nga lindja jote dhe unë jam i bekuar. Ti je rritur tashmë por për mua je akoma vajza ime e vogël. Jam mirënjohës që jam me ty në këtë udhëtim të mahnitshëm. Gjithmonë do t’i kem sytë tek ty. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime’, shkruan Dukagjin Lipa.


Dua dje ka festuar edhe 5 vjetorin e këngës së saj të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb