Fitorja e Zvicrës ku protagonistëtë kryesorë padyshim ishin lojtarët me origjinë shqiptare, autorë edhe të dy golave, nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së këngëtares me famë botërore Dua Lipa.
Këngëtarja e njohur Dua Lipa, i është gëzuar fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.
Ky gëzim vjen pasi dy super golat e shënuar, janë realizuar nga futbollistët e njohur shqiptarë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Dua Lipa përmes një fotografie të postuar në InstaStory, ka treguar se ndjehet krenare me dy lojtarët shqiptarë.
Në fotografi, Lipa shfaq momentin kur Xhaka e Shaqiri bëjnë shqiponjën, teksa e mbulon me flamujt shqiptarë.