AUSTRI

Kryeminstri Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE ku ka thënë se prioritet gjatë kryesimit do të jetë puna në terren për të sjellë një ndryshim duke zbatuar angazhimet.

Po ashtu kur është pyetur nga gazetarët shqiptare, Rama ka preferuar të përgjigjet shqip duke theksuar se kjo është ditë shqiptare dhe se është hera e parë që në 45 vite të flitet shqip në sallat e kryesisë së OSBE.

Kurse për konfliktin SHBA- Iran, Rama është përgjigjur se Shqipëria nuk është posaçërisht e rrezikuar dhe se  si vend i NATO-s çdo sulm mbi Shqipërinë është sulm mbi NATO-n. Ai ka thënë se Shqipëria është në një aleancë që lufton për një botë më të mirë kundër armiqve të demorkacisë.

 

Edi Rama: Ne duam të bëjmë një ndryshim në terren dhe ky është prioriteti ynë i parë. Të zbatojmë angazhimet tona së bashku. Kjo është motoja jonë dhe vendosmëria jonë. Sigurisht që do të thotë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me parimet e OSBE që janë zhvilluar në 45 vitet e fundit. Duhet të sigurohemi që akti final i Helsinkit në vetvete është i vlefshëm plotësisht.

Në parimet e tij të qarta dhe të drejtpërdrejta. Ne duhet gjithashtu të adaptojmë instrumentat tona që të reflektojmë sfidat e tanishme dhe të të ardhmes. Moszbatimi i parimeve kryesore dëmton OSBE-në sepse mund të dobësojë demokracitë dhe të ngrejë rreziqe të papranueshme.

Pika e tretë është që të ndërtojmë stabilitet mes dialogut .OSBE është organizata më e madhe në botë për sigurinë rajonale dhe sukseset e saj janë të rrënjosura në konsensus. Kjo varret nga cilësiae e dsialogut.

I thashë përfaqësuesve se cilësia e lirisë nuk varret se sa ne pajtohemi me njëri- tjetrin por varret nga mënyra sesa nuk pajtohemi në mënyrë brutale apo jo të hijshme.

Ne me hijeshi do të pranojmë marrëveshje dhe do të krijojmë marrëveshje. Kur vijnë ngatërresa dhe vjen momenti për t’u zgjidhur atëhere duhet që hijeshia të jetë e fortë.

Pa e përsëritur fjalimin që bëra më përpara dhe përsëri dëshiroj në mënyrë të sinqertë dhe jo të lartë diplomatike, në mënyrë të drejtpërdrejtë Sekretarin e Përgjithsëm për mbështetjen e tij të fortë në të gjitha përgatitjet që kemi bërë. Unë mbështetem tek ai për një vit të suksesshëm për Shqipërinë dhe OSBE.

Duhet të sigurohemi që të punojmë lehtësisht me njëri- tjetrin. Greminger është një burim frymëzimi dhe i sigurimit që të lehtësojë punën tonë.

 

Thomas Greminger: Unë ju mirëpres z. Rama dhe mirëpres kryesinë e Shqipërisë. Dua që të punoj ngushtë me kryeministrin Rama, Cakajn dhe delegacionin e Shqipërisë. Shqipëria ka treguar që ka qenë një partner i angazhuar dhe mbështetës i fortë. I jam mirënjohës. Ajo ka mundësinë të drejtojë organizatën tonë.

Në mënyrë të qartë, kryeministri Rama mund të mbështetet plotësisht tek unë. Motoja e Shqipërisë për angazhimet e OSBE më duket e mirë. 57 shtetet mund të bëjnë më mirë në tre dimensione mund të përparojnë marrëveshjet. Shqipëria mund të ndajë eksperienca dhe është një udhëheqs i besueshëm dhe me kredibilitet. Është përballur me mjaft sfida të sigurisë si ato ndërkufitare. Shqipëria ka një prezencë të OSBE për shumë vite dhe e mirëpres kryesinë e saj për të përdorur eksperiencën për të ardhmen. Vlerësoj përpjekjet për planin e unifikuar këtë vit, kemi nevojë për mbështetje dhe një buxhet që të dalim nga ky çark, që na kërkon të bëjmë më shumë me më pak burime. Mirëpres Suedinë për kryesinë e TROJKA-s në 2021. Falenderoj sllovakët për punën në 2019.

Rama: Dua mundësinë të flas shqip në këtë sallë pasi nuk është folur kurrë shqip më përpara në këtë sallë. Sfida jonë është të fokusohemi tek parimet elementare. Nuk kemi marrë OSBE-së për të rishpikur rrotën as për të rishpikur OSBE-në por duke studiuar dhe duke analizuar me shumë përkushtim të shkuarën në funksion të marrjes së kryesisë kemi konkluduar që mbase jemi të vlefshëm si një vlerë e shtuar duke iu referuar parimeve elementare që janë në themelet e OSBE. Jo vetëm të mjaftohemi me këto parime që i përdorin si fjalë kyçe vendet anëtare apo si pika të përbashkëta referimi por si çdo anëtar që duhet t’i implementojë në jetën e përditshme.

Konflikti Iran- SHBA?

Edi Rama: Kemi marrë përsipër një risk që të strehojmë 3 mijë muxhahedinë. Jam shumë krenar që ky risk është marrë në mënyrë bipartizane. Në këtë drejtim politika shqiptare ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të një aleance strategjike të padiskutueshme me SHBA.

Dua të nënvizoj se ne jemi anëtare të NATO-s dhe çdo sulm mbi vendin tonë është sulm mbi NATO-n. Pra kush e ka menduar përfshirjen në NATO si një moment celebrimi, ne jemi vend i saj dhe ne kemi detyrime në NATO. Jemi në një botë ku përballemi me rreziqe dhe armiq të demokracisë dhe jemi shumë krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të një aleance që lufton për një botë më të mirë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb