Një 33-vjeçar është marrë peng nga 4 shtetas shqiptar në Bolonja të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mes 18 dhe 19 gushtit të vitit të kaluar, ku i riu është rrëmbyer për 16 orë. Mediat raportojnë se shqiptari është dhunuar dhe agresorët kanë tentuar që ta mbytin me kabllo elektrike.

Të arrestuar për ngjarjen janë tre Klejdo Islamaj, 26 vjeç, Lorenc Proshka, 38, Dardi Rapaj, 26 vjeç dhe Arbër Budani, 28 vjeç. “Ne duam 60 mijë euro nga kushëriri juaj”, bërtitën ata. Më kërcënuan me armë, më lidhën duart dhe më detyruan të hipja në makinë – i tha policisë 33-vjeçari tetorin e kaluar. Fillimisht me lanë për orë të tëra në një garazh, me Lorencin, ndërkohë që kërkonin kushëririn tim, mu kujtua ai vend. Kisha qenë aty vite me parë, gjithmonë me një grup miqsh të përbashkët”, tha shqiptari në dëshminë e tij.

33-vjeçari i dhunuar u gjet në anë të rrugë nga një person, por jo rastësisht. Sipas policisë, ky person duket se mund të jetë person ‘mik’ i viktimës, por ndoshta edhe i lidhur me rrëmbyesit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: