Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për përmbajtje si në fjalë ashtu edhe në veprime pasi presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si një “kasap” dhe tha se ai nuk duhet të mbetet në pushtet.

“Unë nuk do të përdorja këtë lloj formulimi sepse vazhdoj të zhvilloj diskutime me presidentin Putin,” tha Macron në kanalin televiziv France 3.

“Ne duam të ndalojmë luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë pa përshkallëzim – ky është objektivi”, tha ai. “Nëse kjo është ajo që duam të bëjmë, nuk duhet t’i përshkallëzojmë gjërat – as me fjalë e as me veprime.”

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb