Analisti Fatos Lubonja ka diskutuar në studion e “Open” në lidhje me fenomenin Dubai Porta Potty. Ai është shprehur se problemi nuk është eskorta, se sa është sheiku dhe trajtimi i njeriut jo më si mjet po si qëllim.

“Për histori të tilla nuk ka nevojë të shkosh në Dubai. Ju kujtohet Bunga Bunga apo Rubi Gait e Berluskonit?

Problemi më shumë se vajza është sheiku dhe jo sheiku për perversionin seksual se nëse do ta bënte me të dashurën e vet nuk është problem. Problemi është tek një fenomen më i gjerë që siç thotë Kanti: njeriun duhet ta shohësh edhe si qëllim jo vetëm si mjet.

Kur njeriun nuk e sheh si qëllim, e poshtëron e përdor vetëm si mjet. Nëse nuk e sheh kështu është siç tha Rama për biznesmenin që tha nuk kam punëtorë: merr Bengledeshas.

Kjo është ta përdorësh tjetrin si mjet. Ky është një fenomen i të gjithë kapitalizmit që kemi ndërtuar dhe një shoqërie pa një qëllim e pa një pyetje” pse kam ardhur në këtë jetë? Jetojmë vetëm përditshmërinë. Prostitucioni është një nga format ku historinë nuk e bën më Zoti, në emër të Zotit bëheshin shumë gjëra, sot historinë e bën leku dhe Dollari.

Janë fenomene të këtij lloji kapitalizmi që duke hequr.

Thelbi është reduktimi i njeriut në mjet. Prostituta e sheh s mjet sheikun, njejtë e sheh edhe sheiku atë.
Familja është e vetmja rezistencë ndaj kapitalizmit. Vetëm fëmijën nuk e sheh si mjet. Ky lloj kapitalizmi e ka shkatërruar edhe familjen për qëllimin e vet të të parit tjetrit si mjet”, është shprehur Lubonja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: