Sot mbahet protesta e 21 në Tiranë. Pjesë  e kësaj protestë është edhe Diaspora

Ndërsa ditën e sotme, kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me socialistë, sulmoi sërish analistin Fatos Lubonja për të cilin tha se “flet me të njëjtën pafytyrësi si ata që e çuan në burg, kur e akuzon për takimin e Arubës’.

Në një intervistë në “News24”, analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur këtyre deklaratave të kryeministrit Rama.

Lubonja e cilëson si një sulm të dobët, ndërsa thotë se Rama duhet të përgjigjet për Arubën.

Ndërsa shton se kryeministri Rama duhet të japë llogari duhet të bëjë transparencë.

“Kjo akuzua që më bën mua persekutor është e dobët edhe çalon shumë. Ata ishin njerëz që kishin pushtet dhe ne ishim njerëz të pafuqishëm. Sot është e kundërta pushtetin e ka ky zotërua, ndërsa unë vetëm forcën e fjalës së lirë. Të më krahasosh me ata nuk qëndron. Unë kam bërë detyrën time si gazetar si intelektual. Ramës ia kam thënë që kur u bë kryetar bashkie që duhet të ikësh se je i rrezikshëm. Lidhur me çështjen Aruba, nuk po e shpif unë por janë tek dosje të SPAK që pjesërisht kanë dalë në media. Del që aty ka një projekt që bën krimi i organizuar dhe protagonist kryesor del ky Shehu. Janë marrë me çështjen e pronave në Shqipërisë, dhe më pastrimin e tyre nëpërmjet kullave e resorteve turistike dhe këto i thotë dosja e SPAK. Përse duhet të përgjigjet Rama? Sepse thuhet se ka pasur përfaqësues të larta shqiptare, dhe nëse ka njeri për firmat e kulla, logjika të çon që duhet hetuar edhe për pastrim parave të pista të krimit të organizuar dhe duhet të flasë e të japë përgjegjësi. Mund të thotë nuk e di çfarë ishin ata, por ka edhe përgjegjësi politike e morale”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: