Gazetari dhe studiuesi Agim Baçi, u shpreh se Panairi i Librit që zhvillohet në vendin tonë, nuk duhet të shihet vetëm si mision për shitje librash, por për krijimin e debatit dhe edukimin e lexuesit.

Sipas tij mirë do të ishte që Panairi të fokusohet tek rëndësia e leximit.

“Panairet në botë nuk janë për të shitur libra, por pjesë e debatit, e njohjes së shkrimtarin me lexuesin, me përkthyesin, bëjnë debat. Duhet të edukojmë lexuesin. E mirëkuptoj botuesin shqiptar që e mirëpret panairin, por pas dy muajsh libraritë nuk shesin më libra. Unë do doja që panairi të fokusohet tek rëndësia e leximit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb