Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, ka njoftuar se presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan do të flasë në ditët në vijim me liderët e Rusisë dhe Ukrainës.

Ai gjithashtu theksoi se duhet të ndërmerren hapa konkretë në lidhje me eksportin  e drithërave.

“Presidenti ynë do të bisedojë me Putinin dhe Zelenskyn në ditët në vijim. Ne besojmë se do ta kapërcejmë këtë”, shtoi ai, duke siguruar se marrëveshja e grurit u sjell dobi të gjithëve.

Ndër të tjera Rusia njoftoi të shtunën se po pezullonte pjesëmarrjen e saj në marrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb