Në ditën e 112 qytetarët nuk heqin dorë nga protesta.
Një qytetar bën thirrje për bashkim, ndërsa thekson se duhet të përmbyset sistemi 36-vjeçar.
“Kauza është e fortë , përmbysja e një regjimi 36 vjeçar i pamerituar për shqiptarët. Një sisitem që u shërben vetëm politikanëve , qeverisë dhe një pjese të opozitës shqiptarë. Ky sistem duhet zëvendësuar, mbështes rininë shqiptarë, masën e papërlyer sepse rrezikohet shqiptaria. Duhet një politikë mbarëkomëtare”, tha ai.
