Dashuria me italianët ishte një eksperiencë pozitive, i solli Kombëtares rezultate dhe prestigj, sigurisht kishte dhe dështime, por tani është koha për të ndryshuar faqe. Presidenti Duka dhe stafi i tij kanë vendosur t’i besojnë stolin e ekipit përfaqësues brazilianit Sylvinho.

Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije se Sylvinho dhe Duka kanë gjetur akordin total, pasi kjo ishte një negociatë e cila ka nisur pak kohë më parë. Menjëherë pas përfundimit të Botërorit, Sylvinho është i lirë, pasi si zëvendës i Tites, u largua nga stoli i seleçaos pas zhgënjimit në Katar.

Sylvinho
Sylvinho

Sylvinho është një ish futbollist i famshëm brazilian, me një karrierë të shkëlqyer si lojtar ku ka zhvilluar mbi 400 ndeshje si profesionist me ekipe elitare si Corinthias, Arsenal, Celta, Barcelona dhe Man.City.

Sylvinho Confjpg
Sylvinho Confjpg

Eksperienca e parë si trajner ishte ajo e ndihmësit të Tites te Corinthias, ndërsa në dhjetor të 2014-ës u transferua në Milanon për të bërë ndihmësin e Roberto Mancinit në pankinën e Interit. Më 2016-ës u bë sërish krahu i djathtë i Tites, këtë herë në përfaqësuesen e Brazilit, ndërsa në 2019-ën provoi eksperiencën e parë si trajner i parë i një klubi të njohur. Ishin francezët e Lyonit ata që i besuan pankinën, por eksperienca në Ligue 1 zgjati pak për Sylvinhon, që u shkarkua në tetor të 2019-ës, vetëm 4-5 muaj pas emërimit. Më pas, në maj të 2021-shit Sylvinho u emërua trajner i Corinthiasit, ku rezistoi thuajse një vit, pasi u shkarkua në shkurt të këtij viti. Eksperienca e fundit ishte sërish në krahë të Tites, si ndihmës gjatë aventurës në Botëror.

Silviii
Silviii

Në Tiranë, në stolin e Kombëtares, Sylvinho do të ketë si ndihmës Pablo Javier Zabaleta, gjithashtu një figurë e futbollit ndërkombëtarë, teksa ka luajtur 58 ndeshje me Argjentinën dhe ka luajtur në nivele të larta në rang klubesh. Objektivi i Sylvinhos dhe stafit të ri të Kombëtares do të jetë i njëjtë, kualifikimi për në “Euro2024”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: