Një gol “aksidental” i pësuar në limite ishte mënyra më e shëmtuar për të nxjerrë Shqipërinë nga “Euro2020”. Të shije ekipin e Edi Rejas në fushë të linte një shije të mirë në çdo aspekt, një ndeshje e analizuar dhe zbatuar saktë deri në detajin më të vogël, grindë, dëshirë për të luftuar, mbrojtje “bunker”, mesfushë me klas dhe vizion, dy sulmues që dhanë gjithçka në fushë, një ndeshje ku fatkeqësisht mungoi vetëm goli. Pavarësisht humbjes kjo ishte një nga ato ndeshje ku të gjithë dolën me kokën lart, ky nuk shihet si fundi, por është vetëm fillimi i një cikli të ri.

Reja
Reja

Një meritë të padiskutuar për këtë paraqitje ka Edi Reja, një trajner me një imapak të jashtëzakonshëm në skuadër, askush nuk gjykon zgjedhjet e tij, askush nuk vë në dyshim eksperiencë dhe aftësitë e tij si trajner, Edi Reja duket si një “bekim” pas një eksperience të hidhur me C.Panuccin ku humbën gjithçka të bukur që kishte ndërtuar De Biasi. I qetë dhe me këmbë në tokë në çdo moment, ndeshje pas ndeshje Edi Reja po bind Armand Dukën ti besoj sërish “dashurinë” e tij më të madhe, Kombëtaren.

Edy Rejajpg
Edy Rejajpg

Pavarësisht se Shqipëria është jashtë gare, Armand Duka duket i bindur për të vijuar bashkëpunimin me teknikun italian, këtë e ka konfirmuar në mënyrë indirekte në më shumë se një herë, sfida ndaj Turqisë e përforcoi edhe më shumë këtë ide. Të dy palët dëshirojnë të hedhin të “zezën mbi të bardhe” vetëm pas përfundimit të kualifikueseve, por duket e qartë se ky projekt nis që në këto momente, ku Reja me “bekimin” e Dukës do të nis punën për ti dhënë formë të plotë ekipit të ri, një projekt i rëndësishëm ku Reja është në qendër, rinovimi i kontratës është thjeshtë një formalitet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb