Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur për mediat pas barazimit të Shqipërisë ndaj Jordanisë. Ai shprehet se rezultati nuk e ka kënaqur dhe u shpreh se nuk mund të gjejë ndryshimin mes kësaj paraqitjeje dhe asaj kundër Skocisë.
“Rezultati nuk më pëlqeu por pati mobilizim dhe goxha lojtarë të rinj në fushë për tu përgatitur për Izraelin. Shpresoj ta marrin në Izrael rezultatin., nuk e di nëse ishim më mirë se ndaj Skocisë pasi kishim rival të dobët përballë.

Kjo ndeshje ishte e rëndësishme jo vetëm te përgatitja për Izraelin por edhe testi i disa lojtarëve për t’i pasur si alternativa në të ardhmen. Uzuni ishte test i mirë dhe më vjen keq për Mihajn që u dëmtua në fillim, pasi është mbrojtës i mirë”,- përfundoi Duka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb