Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka thënë diçka për TV Klan pak minuta para ndeshjes së parë kualifikuese të Euro 2024 të Shqipërisë ndaj Polonisë.

“Urojmë që tani çdo gjë është gati. Urojmë që të kemi fat, të kemi rezultat pozitiv. E kam thënë dhe dje, entuziazëm, besim, dëshirë. Futbolli është lojë, të shohim çfarë do sjellë fusha.

Çdo ndeshje është e rëndësishme kundër çdo lloj kundërshtari, nuk ka kundërshtar të dobët, por kjo është akoma më e rëndësishme sepse ka disa veçori për ne si Shqipëri. Kemi një staf të ri. Kemi fillimin e edicionit, kundër një nga skuadrat më favorite të grupit kështu që për këto arsye është shumë e rëndësihme. Të pretendosh të fitosh në një fushë të tillë si Varshava nuk është e lehtë, por ne duhet ta tentojmë. Kemi ekipin tonë, kemi kualitetet tona, duhet të luajmë shanset tona dhe pse jo të mos arrijmë rezultat pozitiv”, u shpreh Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: