Autoritetet policore në SHBA, kanë reaguar sërish për shembjen e pallatit 12-katësh në Miami të SHBA-ve. Sipas tyre, deri më tani 1 person është shpallur i vdekur, ndërsa numri it ë humburve është rritur në 99.

Autoritetet janë shprehur se është e paqartë se sa persona ndodheshin brenda në ndërtesë në momentin që ndodhi tragjedia. Orët e fundit, ekipet e kërkim-shpëtimit, kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat 35 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në spital.

“Pjesa e pasme e ndërtesës është shembur, i bie 1 e treta. Ekipet e kërkim-shpëtimit po kontrollojnë nën rrënoja. Shpresojmë të gjejmë sa më shumë persona. E gjithë situata na përkon me atë të 11 shtatorit, jemi të tronditur”, u shprehën autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb