DURRES- Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me maturantët dhe të rinjtë e Sukthit me të cilët foli mbi programin për rininë.

Duma tha se të rinjtë do të kenë klubet e tyre të aktiviteteve ndërsa më të talentuarit e Durrësit nga të katër anët do të kenë bursë nga Bashkia.
“Do hapim klube për të rinjtë, për talentet, për ata që duan të konkurrojnë. Për ata që duan të marrim një bursë që studiojnë mirë ne do të hapim fondin e ekselencës në Bashki dhe bursat do të fillojnë nga bursat jashtë Shqipërisë, të bursat brenda vendit dhe për bursat për ato formime dhe trajnime që do na duhen për vendet e punës këtu”, tha Duma.

Të rinjtë dhe maturantët e Sukthit mbështetën programin dhe kërkuan që të vijë në jetë sa më shpejt që edhe ata të kenë shanset më të mira për edukim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: