Argita Malltezi, e cila ka marrë pjesë edhe në protestën e sotme të opozitës është ndalur të flasë për mikrofonin e News24 duke komentuar paraqitjen e Erion Veliajt në SPAK.

E bija e ish-kryeministrit Sali Berisha, u shpreh se Veliaj i quan kolegë prokurorët në vjedhje dhe korrupsion, pasi nuk ka një formim juridik apo eksperiencë në fushën e drejtësisë.

Ajo vijoi duke thënë se kryeprokurori Altin Dumani ka mbyllur sytë për Veliajn, i cili sipas saj është në të njëjtat kushte si ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

“Unë pyes qytetarët se a është lajm i mirë kur kryebashkiaku del nga prokuroria dhe thotë dola nga zyra e kolegëve. I ka kolegë në vlerësimin tonë si opozitarë në vjedhje apo si? Ai nuk është jurist, nuk ka formim juridik, qartazi ai ka kolegë në sferat e tij të ekspertizës sic janë korrupsioni dhe vjedhja. Cdo njeri duhet ta bëjë vetë analizën në dy aspekte.
Veliaj është i zhytur në këtë aferë më shumë se Arben Ahmetaj. Ahmetaj ka 5 shkresa që thotë jo. Në rastin e Veliajt, është në të njëjtat kushte dhe cështje si Ahmetaj dhe Dumani ka mbyllur sytë. SPAK është një konglomeratë prokurorësh”, u shpreh ajo mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb