Në emisionin ‘Pikat mbi i’ analisti Artur Zheji dhe gazetarja Klodiana Lala komentuan situatën kriminale në vend.

Gjatë bisedës në studio, gazetarja Lala tha se në 2009 ka pasur një numër të lartë të ngjarjeve me eksploziv, duke shtuar se grupet kriminale po ridimensionohen dhe se lojtarë të rinj janë në terren.

Pjesë nga biseda:

Zheji: Rezulton një presion i paidentifikuar që ka vënë përpara botën e krimit. Ose janë disa banda që po rikontrollojnë terrenin , ose është struktura e SPAK, apo një kombinim i të dyja. Pasi urgjenca më e madhe është zhdukja e të penduarve. Mendoj që ka disa struktura të reja që po luftojnë me këtë që kanë territorin e tanishëm. Rasti i Dumanit ka krijuar një panik të madh. Tek rasti i Skerdilajd Konomi është një vrasje e porositur.

Gazetarja Lala: Ka dy arsye që u ekzekutua, së pari që të mos ishte i penduar i drejtësisë. Në 2009 ka pasur një numër të lartë të ngjarjeve me eksploziv, dhe kemi pasur edhe në 2013 dhe 2014 që ndodhi e njëjta gjë. Mendoj që kjo është hera e 4 që grupet kriminale po ridimensionohen. Në momentin kur grupet e tjera përplasen atëherë lojtarë të rinj fitojnë terren dhe po të shohim po ridemensionohen të gjitha grupet kriminale. Krimi sot jo vetëm po kërkon terren por në disa qytete nuk është i trembur nga revanshi i institucioneve. Volra që nga koha e Julian Sinanit nuk është prekur nga asnjë i penduar drejtësie.

Zheji: Të penduarit dalin nga dëshpërimi dhe jo nga qejfi. Shumica e tyre janë pa rrugëdalje… Në rastin e Dumanit e pa veten që njerëzit që e porositën për të bërë vrasje, kishin vënë atë si target. Por shihet që po bëhen gati disa grupe të reja për të dominuar dhe marrë terren. vrasja e Santos në 2013 nuk është koicidencë që është vit ndërrimi elektoral…Santo nuk është vrarë për një detyrim për disa mln euro…Në fakt ishte frika se Santo kishte shumë informacion mbi transaksione të mëdha bankare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb