DURRËS – Një tjetër alarm fals për bombë është dhënë mëngjesin e sotshëm, këtë herë në qytetin e Durrësit.

Një pako e dyshimtë u pa në derën e shkollës së mesme “Naim Frashëri” të këtij qyteti, të lidhur me një celular përsipër, që në orën 7:00.

Policia rrethoi zonën dhe forcat e specializuara kryen shpërthimin e kontrolluar. Rezultoi që pakoja nuk shkaktoi asgjë dhe situata ishte krijuar sipas një skenari të njëjtë me atë të dy ditëve më parë në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari” në Tiranë dhe më herët akoma, në vende të tjera në Tiranë.

(Fotoja e marrë sot tek gjimnazi

(ar.sh/BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: