Një turiste polake është rrëzuar mbrëmjen e sotme në afërsi të Velierës, në Durrësit.

Policia njofton se ka rënë aksidentalisht nga një lartësi turistja S. M., 23 vjeçe, duke pësuar dëmtime në këmbë. Ajo është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak
Më datë 21.08.2019, në mbrëmje aksidentalisht është rrëzuar në afërsi të Velierës, shtetësia polake S.M., 23 vjeçe. Ajo është dëmtuar në këmbë dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb