DURRES- Tre persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri dhe mjeteve të forta prerëse në një dyqan në Durrës. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në qendër të këtij qyteti. Mësohet se nga konflikti mes kater personave, kanë mbetur të plagosur Elvis Kurti, Ervin Qerimi dhe Eloert Hoxha.

Burime nga policia bëjnë me dije se Kurti është qëlluar me armë zjarri, ndërsa Ervin Qerimi dhe Eloert Hoxha janë qëlluar me thikë. Të njëjtat burime thane se kanë qenë dy persona ata që kanë qëlluar me armë, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet. Vetëm pak çaste më vonë, një patrullë policie u vu në ndjekje të tyre, duke bërë të mundur kështu dhe arrestimin e tyre.

Autorët e dyshuar të krimit janë tashmë duke u marrë në pyetje, për të hedhur kështu dhe dritë në lidhje me konfliktin. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se tre të plagosurit janë transportuar me urgjencë për mjekim drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Ndërkohë, gjendja e një prej të plagosurve paraqitet e rëndë, por pa pasoja fatale për jetën. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në lokalin ku ndodhi sulmi, ndërsa nisën hetimet për zbardhjen e krimit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: