Policia e Durrësit ka vënë në pranga 19-vjeçarin E.D., pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi ka aksidentuar shtetasin R.H., I cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është arrestuar edhe 27-vjeçarin A.D., pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi ka aksidentuar shtetasin E.B., që udhëtonte me biçikletë. Për pasojë I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

E.D., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. H., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;

A.D., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin E. B., që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: