KOSOVA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dy ditë para udhëtimit për në Hagë ka vizituar varrin e Adem Jasharit për të kryer nderimet ndaj tij në Prekaz.

Ai do të përballet ditën e hënë me Prokurorinë Speciale në Hagë ku do të pyetet pas aktakuzave të ngritura ndaj tij për rreth 100 vrasje në luftën ndaj Serbisë.

Hashim Thaçi premtoi se nëse aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale është e vërtetë, ai do të dorëhiqet si Presidenti i Republikës së Kosovës. Nga Prekazi ai ka dhënë një mesazh të fuqishëm se ‘’Dielli do të lindë përsëri’’.

;

 

STATUSI NGA HASHIM THAÇI

 

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb