E ftuar në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e sotme Luana ka treguar një histori nga koha kur ajo dhe Marina ishin në 8-vjeçare, periudhë kur ato të dyja ndryshonin shumë në karakter pasi ndonëse Marina sot duket e qetë, asokohe i rrihte djemtë.

“Unë dukem si më e shkathët, ndërsa Marina është më e qetë, por kur ishim të vogla, në periudhën e 8-vjeçares, koha kur vajzat rriten, djemtë fillojnë ngacmojnë, Marina i rrihte djemtë. I bënte zbor, të betohem, gjuaj e gjuaj në tokë të gjithë kur më ngacmonin mua. Unë u mësova kështu. Një ditë të bukur po u kthenim në shtëpi dhe po kalonim në një rrugicë shumë të ngushtë që zinte vetëm dy njerëz. Erdhën dy djem shumë më të mëdhenj se ne dhe na zunë rrugën. Unë isha mësuar që Marina rrihte çunat. Marina më tha futja vrapit Luana. Po i thashë, unë po ja fus vrapit, më jep çantën e shkollës ti dhe vrapova. Ja mora çantën që ajo t’i rrihte lirshëm, mos të kishte ngarkesë. Vetëm kur e shoh prapa meje duke vrapuar”, tregoi Luana duke shkaktuar shumë të qeshura.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: