TIRANE

Iva Mera brenda një kohe të shkurtër është bërë nënë e dy djemve. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Iva ka treguar se i ka ndryshuar plotësisht jeta. Iva rrëfeu për sikletet e operacioneve të vështira të lindjes, për dy lindjet e saj në një kohë të shkurtër dhe impenjimin mes familjes së madhe dhe punës në television.

Vajza e humoristit të njohur Behar Mera ka thënë se ndjen akoma dhe më shumë përgjegjësi si nënë dhe se nuk mundet të qëndrojë për shumë orë larg fëmijëve.

“Më kishin thënë në fillim fare, qëkur isha me Arturin shtatzënë, që të ndryshon jeta dhe sado të duash të ecësh me ritmin tënd të stopon faza e jetës vetvetiu. Në fillim e mendoja do eci me këtë ritëm, do më ndihmojë mami, por nuk është çështje ndihme. Kam përshtypjen është përgjegjësia që ka çdo nënë, ti mund të duash të punosh, por nuk të lë ndërgjegjja që të rrish shumë orë larg fëmijëve të tu. Kështu që automatikisht ti e ndryshon jetën edhe me dëshirën tënde”, – ka thënë Iva. Nëse fundjava mund të quhet ditë pushimi për të gjithë, Iva ka thënë se për të janë ditët më të ngarkuara të punës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb