Nga Serie A, Covid-19 shqetëson edhe kombëtaren U-21 të Italisë, ndërsa ankthi pushton edhe Interin. Dy futbollistë të skuadrës së kaltër të 21-vjeçarëve kanë rezultuar pozitivë në testet me tamponë që iu nënshtruan sipas protokollit gjatë grumbullimit. Lajmi është konfirmuar nga Federata Italiane e Futbollit, që nuk ka zbuluar emrat e tyre. Këtë e ka bërë “La Gazzetta Dello Sport”.

1228788872 0013 Kzug 712x402@gazzetta Web 712x402
1228788872 0013 Kzug 712×402@gazzetta Web 712×402

E përditëshmja sportive më e madhe në vend bën të ditur se një nga futbollistët e infektuar është mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni. Tjetri është portieri i Atalantës, Marco Carnesecchi. Lojtarët do t’i nënshtrohen një tjetër testi, ndërsa deri atëherë pozitiviteti I tyre tregon një përhapje shqetësuese të Coronavirus në futbollin italian. Po ashtu, deri në daljen e rezultateve të tamponëve e gjithë skuadra italiane U-21 është izoluar në hotelin ku është grumbulluar në prag të sfidës së radhës për eliminatoret e Kampionatit Europian.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: