Përgjime të reja janë zbardhur nga arrestimet në Gjykatën e Krujës, teksa sekretarja Manuela Mallkuçi është përfshirë në një skemë korruptive për të përshpejtuar operacionin e së ëmës.

Nga përgjimet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, del se sekretarja ka ndërhyrë nëpërmjet një infermiereje për të dhënë ryshfet.

Një person Migena Skënderi, profesioni i të cilës nuk dihet, i kërkon 2 mijë euro Mallkuçit, teksa kjo e fundit më pas në bisedë me një person tjetër thotë se është lënë që kjo shumë parash t’i jepet doktorit, që në bisedë del ta ketë emrin Ervin apo Edvin pasi ai ia ka kërkuar.

Po ditën e djeshme, doktorit Edvin Prifti të QSUT iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milion lekë.

 

PJESË NGA PËRGJIMET

PJESA 1

Kontakti në spital Migena Skënderi: Do pysim tak e tak, masanej nëpër spital nji jav e di vet ti mo me pes mij leksha unë dhet mij leksha, me gjona tjera ti e di vet
Manuela Mallkuçi: Po po po, po sido që t’jet do flasim bashkë

Migena Skënderi: Ne motra ime mëri me vete ato nesër që t’ kopsisim ket, t’ja fusim ktij n’zarf, se me Fadilin, j’e kam fut motra jote përpara kohe se
Emanuela Mallkuçi: Po mir pra sa duhen? Sa t’i jap?
Migena Skënderi: Unë i kam fut dy
Emanuela Mallkuçi: Dy okej, okej shpirt, mir, mir
Migena Skënderi:Dy mij, a e kupton Genën
Emanuela Mallkuçi: Dy milion, po
Migena Skënderi:Un po t’them i këna dhon dy mij euro ne
Emanuela Mallkuçi: S’i kam euro un i kam lekët tona
Migena Skënderi:Ne kshu, t’a pys po qe i her atë, po nejse, nesër ti mëri me vete ato, nji pesqinçe ja japim ksajt, t’tjerat masanaj si t’shkoj spitali
Emanuela Mallkuçi: Po pra, m’thuj njiher sa t’i japim ktijt ktu
Migena Skënderi: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne i vum di mij euro atoj që ja futëm n’zar, kjo thot si kam euro thot Ela i kam dy miljon
Emanuela Mallkuçi: Po jo mir po u boj euro po hë
Migena Skënderi:A ti boj euro me mir, se ai e ka n dor, oo doktor i mir, am mir boj a mtore
Emanuela Mallkuçi: Mor po i boj euro, mir
Migena Skënderi: Aman se kry pun
Emanuela Mallkuçi: Po po, mir po i boj euro, mir
Migena Skënderi:N’gjo motrën tate, futi n’zarfe krejt, do t’hyjm të dyja, t’shoqëroj motra jote, ja ke e ke, folim të dyja mrena, nuk do shum, futna dy veta të dyja bashk

Emanuela Mallkuçi: Po po
Migena Skënderi:Po vetëm boj, rregulloi
Emanuela Mallkuçi: Po po mir
Migena Skënderi: Dhe sipas qefit tat i japim dhe ksaj grus që n’a boni gjith kët ner
Emanuela Mallkuçi: Po po
Migena Skënderi: Dihet masanej o motër, nëpër spitale nja nji jav, ke për t’u mor vet, boj pes mi she, dhet mi she
Emanuela Mallkuçi: Po po mir sidoqë t’jet, flasim kur t’vi puna atje po hë
Migena Skënderi: Amon nja dy mij e pesqin u her ktyne t’dyve kryesorve
Emanuela Mallkuçi: Po po s’diskutohet, nuk diskutohet
Migena Skënderi: Nuk e di se sa t’kan thon o motra ime anej, po
Emanuela Mallkuçi: Jo jo jo as e diskutoj, nuk e diskutoj
Migena Skënderi: Maro npun
Emanuela Mallkuçi: O Gena do t’flasim kur t’jena bashk, mir se jam ke puna
Migena Skënderi: Mir zemra ime m’boj telefon nesër mgjes
Emanuela Mallkuçi: Mir, mir gje flasim
Migena Skënderi: Rregulloi

Emanuela Mallkuçi: Se flasim ne masdite, mir a do jesh masdite ti n’shpi?
Migena Skënderi: Po patjetër, po n’shpi moj motër, hajde mos të bezdis, vetëm mëri rekomandime çdo gjë.
Emanuela Mallkuçi: Se jam n’pun, mir zemra ime, mir shpirt, hajt, po po ça kam me vete do t’i mar të gjitha

PJESA 2

Emanuela Mallkuçi: Ej, m’ka thon nesër me e shtru
Përdoruesi i paidentifikuar: Nesër ë?
Emanuela Mallkuçi: Po, do t’shkoj me Genën, do ‘ti fusim lekt nën dor
Përdoruesi i paidentifikuar: Po mir
Emanuela Makuçi: Kupto, ee nji mij euro gjejm, po se dy mij euro do ai me ja dhon direkt, tha Gena, do t’ja fusim bashk, t’ja japim n’dor atij Ervinit ose (Edvinit), se do t’shkojm direkt ke doktori
Përdoruesi i paidentifikuar: Po po po
Emanuela Makuçi: Po dy dy nji mij euro m than që ti bijm m’tha Ilir Kurti tashi
Përdoruesi i paidentifikuar: Po ku t’i marim nji mij euro tjera, kujt t’i bim n’qaf
Emanuela Mallkuçi: Me i thon Sabait ai
Përdoruesi i paidentifikuar: Kujt Saba?
Emanuela Mallkuçi: Sabait halls, he se i këna dhe ato thuj, borxh ktu, ktu thuj, amo si them gjo moms un, hajde thuj vet
Përdoruesi i paidentifikuar: Mos i thuj njiher mos i thuj, kur ‘tvi un mos i thuj, mir
Emanuela Mallkuçi: Po, mir, pra mir.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb