Dy miq kanë vendosur të ndajnë gëzimin e tyre të përbashkët. Njëri, duke u martuar me personin e zemrës, e tjetri duke i propozuar të dashurës së tij pikërisht në ceremoninë e dasmës së miku të ngushtë.

Kjo ka ndodhur në Australi, ku dhëndri i quajtur Laiven Bene dhe gruaja e tij Catrin organizuan gjithçka. Catrin devijoi nga hedhja tradicionale e luleve dhe u kthye menjëherë për t’ia dhuruar ato një vajze.

E në këtë moment, i dashuri i kësaj të fundit shfaqet i ulur në gjunjë dhe e propozon për martesë. Akoma më të bukur gjithë këtë moment e bëri përgjigja pozitive e vajzës.

Nga krahu tjetër, Ben dhe Catrin u shprehën shumë të lumtur se dy minutat e shkëputura nga ceremonia e tyre e dasmës, lumturoi dy miqtë e tyre më të mirë.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb