Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, foli në konferencën e tij të përditshme të premten mbi rezultatin e vizitës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Kinë si edhe për vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin, po në Kinës.
Putin do të udhëtojë shumë shpejt për në Kinë; përgatitjet për vizitën e tij kanë mbaruar.
“Në fakt, vizita do të zhvillohet shumë shpejt. Përgatitjet për vizitën kanë mbaruar me të vërtetë, pasi janë zhvilluar konsultime dhe është rënë dakord për të gjitha detajet kryesore të vizitës”, u shpreh Peskov.
Sai përket vizitës së fundit të presidentit amerikan Donald Trump, Kremlini u shpreh se po ndjek nga afër raportet e medias në lidhje me vizitën e Trump në Kinë dhe gjithashtu shpreson të marrë informacion të dorës së parë gjatë vizitës së ardhshme të Putinit në Kinë. “Ne po ndjekim nga afër raportet në media dhe gjithashtu presim të marrim informacion direkt sapo të mbërrijmë në Kinë.”
