TIRANE – Leonora Poloska ka kurorëzuar në martesë lidhjen e saj disa vjeçare me partnerin, Andin Randobrava. Rreth dy muaj pasi solli në jetë vogëlushen e saj këngëtarja shqiptare është martuar.

Leonora-Poloska

Andora e vogël, ndryshe nga shumica e fëmijëve të tjerë ka fatin të thotë se ka qenë e pranishme në ditën kur mami dhe babi i saj kurorëzuan dashurinë e tyre.

cecc69d5d165309ee25da7acbbc6cba7
Edhe pse sigurisht nuk do të mbajë mend asgjë nga kjo ceremoni, e rëndësishme është thjesht prania e saj, që e ka bërë këtë ditë të më veçantë për Leonorën dhe Andin.

64d6ba5fabbe1fd3705f57b3f86e7d9c (1)

Leonora është kujdesur që të zhvillojë një ceremoni shumë private, larg vëmendjes së mediave dhe ia ka dalë më së miri. Lajmi për martesën e saj u bë publik vetëm pasi këngëtarja postoi një foto në Instagram ku shkruante: E lumtur, e martuar, dashuri tetori. Çifti u bë prindër për herë të parë më 15 gusht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: