Nëntë pacientë të infektuar me koronavirus janë të shtrirë në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftimin për media të kësaj klinike thuhet se dy pacientë janë në gjendje të rëndë dhe se po trajtohen në repartin e mjekimit intensive, raporton Rel.

Prej të tjerëve, dy po trajtohen me oksigjenoterapi, ndërsa pesë raste janë në gjendje stabile.

Në Kosovë, që nga shfaqja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë konfirmuar gjithsej 1,038 të infektuar. Prej tyre, 791 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb