E ardhmja e Alvaro Moratas mbetet në dyshime të mëdha te Atletico Madrid. Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, pavarësisht një kontrate që skadon më 30 qershor 2024, Los Colchoneros nuk duan që gjërat të shkojnë deri në vitin e fundit të kontratës.

Kështu, dy janë rrugët për t’u ndjekur, ose rinovim ose lamtumirë. Nëse vendoset për divorc, nuk do ishte çudi që sulmuesi spanjoll të përfundojë sërish në Itali, ku Milani duket se po monitoron situatën.

Sulmuesi 30 vjeçar, në vitin e parë në Madrid pas huazimit te Juventusi, ka shënuar 13 gola. Morata ka kontribuar më parë për Chelsea dhe Real Madrid.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb