Policia në Barcelonë ka arrestuar dy të dyshuar për vrasje më pak se një javë pas zbulimit të pjesëve të trupit të një gjermani që supozohet të jetë vrarë në një kontejner plehrash në Barcelonë .

Dy burrat janë 31 dhe 51 vjeç, njoftoi policia katalanase. Kombësia e viktimës 50-vjeçare fillimisht ishte bërë e ditur nga mediat. Mirëpo, ky informacion është konfirmuar nga policia për DPA.

Pjesë të trupit të copëtuar u gjetën të martën javën e kaluar nga një tregtar skrap në një kontejner në një rrugë të frekuentuar në lagjen Eixample, pikërisht përballë ndërtesës ku gjermani kishte jetuar në një apartament me qira për shumë vite.

Aty “u gjetën gjurmë të ndryshme që e lidhin këtë vend me vdekjen e mundshme të dhunshme”, njoftoi policia.

Sipas raportimeve të mediave dhe deklaratave të fqinjëve, të arrestuarit janë një 31-vjeçar nga Ukraina dhe një irlandez 51-vjeçar, të cilët jetonin me gjermanin për vetëm pak kohë.

Ata dyshohet se e kanë futur trupin e tij në një valixhe dhe e kanë hedhur në kontejner. Policia katalanase fillimisht nuk tha se nga cili rajon në Gjermani vinte burri.

Dy të dyshuarit u sjellën para gjykatësit të hënën. Gjykatësi ka urdhëruar masën e paraburgimit për 51-vjeçarin, njoftoi gjyqësori katalanas.

31-vjeçai u la i lirë me kusht. Mirëpo, atij i është marrë pasaporta. Ai nuk lejohet të largohet nga Spanja dhe duhet të raportojë rregullisht tek autoritetet gjyqësore në Barcelonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb