Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur sende të forta, ndërsa në Vlorë është parandaluar një rast i dhunës në familjes, ushtruar nga një 31-vjeçar ndaj bashkëshortes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 48 vjeç dhe N. O., 50 vjeç, të dy banues në Ksamil, Sarandë, pasi janë konfliktuar fizikisht, me sende të forta, me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 41 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një aparat celular shtetases Z. B.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. J., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb