SARANDË

Dy turistë belgë kanë rrezikuar të mbyten në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine, raporton për “BalkanWeb”, se dy personat e identifikuar si Ahmed Akra 23-vjeç dhe Ahmed Mkalolak 18-vjeç kanë rrezikuar të mbyten në Kanalin e Çukës, në vendin ku bashkohet lumi i Bistricës me detin.

Mësohet se dy të rinjtë janë hedhur në ujë, duke mos e ditur që në atë zonë, uji është shumë i ftohtë. Të gjendur në këtë situatë, dy turistët kanë kërkuar ndihmë.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe policia, të cilët kanë ndihmuar të nxjerrin dy të rinjtë nga uji. Ata janë transportuar në spitalin “Stefan Mekshi” në Sarandë, nga ku raportohet se gjendja e tyre është mjaft e mirë dhe jashtë rrezikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb