BUKURESHT- Dy ushtarë rumunë u vranë dhe një tjetër u plagos në një incident që ndodhi dje në Kandahar gjatë një misioni trajnimi të policisë afgane, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes Kombëtare.

Pas incidentit, trupat rumune u dërguan menjëherë në spitalin më të afërt ushtarak. “Fatkeqësisht, rreshterët Iulian Dumitrescu dhe Adrian Vizireanu nuk arritën të mbijetonin, ndërkohë që ushtari i tretë, i cili ndodhet në gjendje optimale, do të transferohet në një spital në Gjermani”, tha ministria e sipërcituar.

Ministria shtoi se një komision ushtarak po heton incidentin./ a.jor.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: