C.Ronaldo ka zbarkuar në Continassa, por e ardhmja e yllit portugez është ende e paqartë, pavarësisht fjalëve të thëna nga Pavel Nedved. Më shumë se sa dëshira e Juves, e ardhmja e CR7 është në duart e PSG, nëse largohet Mbappe është e sigurt që në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” do të vijë një ofertë nga sheikët e PSG. Nëse për një arsye apo për një tjetër nuk vjen një ofertë e tillë, gjithçka do të vijojë sipas planit, CR7 dhe Juve do të respektojnë kontratën e cila i skadon më qershor 2023 me një reduktim të pagës nga 31 milion euro në 20 milion.

Ronaldo
Ronaldo

Kjo është një javë shumë përcaktuese edhe për të ardhmen e Dybala. Më në fund palët kanë lënë një takim ndërmjet tyre ku në tavolinë është një oferte e re deri në 2025 dhe një përmirësim i pagës nga 7,3 milion euro në 10 milion plus bonuese. Kjo është oferta e fundit e Juves, Dybala duhet të vendos, të pranojë ofertën ose në të kundërt do të dalë në merkato.

Dybala
Dybala

Gati kontrata e re edhe për kapitenin Chiellini, rinovim edhe për një tjetër sezon. Në mes të javës është parashikuar edhe një takim me agjentin e Locatelli, për momentin oferta më kontrate është: huazim me detyrim blerje për 40 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb