Paulo Dybala ka folur rreth të ardhmes së tij dhe asaj që vëllai dhe përfaqësuesi i tij deklaroi se me siguri argjentinasi do të ndryshonte ambient këtë verë.

Dybala, një nga lojtarët që janë në orbitën e Atletico Madridit për të zëvendësuar Griezmann. Megjithatë, Dybala ka komentuar për Sky se dëshira e tij është të qëndrojë në qytetin e Torinos.

“Kam shumë respekt për këtë fanellë dhe për tifozët, unë do të flas vetëm për Juventusin dhe jo për skuadrat e tjera, sepse mendoj se është mungesë respekti. Vëllai im foli për të. Kam folur me Fabio Paratici, ai e di se çfarë mendoj dhe çfarë dua të bëj vitin e ardhshëm, që do të vazhdojë të luajë për Juventus. Sigurisht, jo gjithçka varet nga unë, Juventusi duhet të marrë vendimet e tij dhe ta bëjë ekipin me trajnerin e ri që do të vijë. Por ata e dinë se unë dua të jem këtu “, tha argjentinasi.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb