Gjithçka rrotullohet rreth Paulo Dybala, një lojtar i cili përcakton jo vetëm merkaton e Juves por dhe disa klubeve, një lojtar i cili mund të ndryshoj balancat në Serie A. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” i kanë komunikuar lojtarit se është në shitje, ashtu si Mandzukic, Higuain dhe Kean, lojtarë që duhen të largohet për ti bërë vend futbollistëve që kërkon Maurizio Sarri. Juve nuk ka ndërmend të heq dorë nga Serie A, kërkojnë sërish titullin kampion por mbi të gjitha dëshirojnë të triumfojnë në Champions League, për këtë arsye, Sarri kërkon që në Torino të zbarkoj të paktën një sulmues klasi, një ndërmjet Lukakut dhe Icardit.

Sarri
Sarri

Dybala është njeriu kyç në të gjithë këtë mega operacion. Argjentinasi rikthehet këtë të premte në Torino me dëshirën për të bindur Sarrin dhe drejtuesit se mund të ketë vend për të në skemat e trajnerit por merkato e sheh gjithnjë e më larg Torinos, e sheh si mjet shkëmbimi që Juve të arrij tek Lukaku ose Icardi. Man.United është i interesuar për Dybala, e konfirmoi vetë Nedved, ky shkëmbim duhet të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur, mundësisht brenda kësaj jave.

Tuttosport
Tuttosport

Nëse për një arsye apo një tjetër, qoftë Lukaku apo Dybala nuk pranojnë të jenë pjesë e këtij shkëmbimi, Juve ka gati planin B. Këtë herë do të trokasin në dyert e Interit për ti “rrëmbyer” Icardin, sërish edhe në këtë operacion do të përfshihet Dybala. Për momentin ky është një operacion më i ndërlikuar, e vetmja gjë e sigurt është se Icardi do të ishte i pari që do të pranonte një propozim të tillë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb