Kjo fundjavë ka shënuar një numër të lartë lëvizjesh të qytetarëve shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Qafë – Thanës. Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb”, se gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë e dalë në këtë pikë kufitare më shumë se 3.800 shtetas shqiptarë e të huaj.

Gjatë këtyre orëve kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë 1969 shtetas, ndërsa nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj, kanë dalë 1864 persona.

Në këtë pikë kufitare për të përballuar ngarkesën, pala shqiptare po punon me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, ndërsa pala maqedonase, me 4 sportele.

Nga ana tjetër në Kapshticë, kanë hyrë 299 shtetas dhe 175 mjete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb