VJENË

Autoritetet austriake liruan dje nga paraburgimi një 16-vjeçar, që dyshohet se ka marrë pjesë në sulmin terrorist të 2 nëntorit në Vjenë, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 23 të tjerë.

I riu nga Kosova akuzohej se ishte pjesëtar i grupit të xhihadistëve, ISIS dhe se kishte marrë pjesë në sulmin terrorist të Vjenës.

Pas hetimeve të policisë austriake, nuk u arrit të vërtetohet se i riu ishte përfshirë në sulmin terrorist.

Sipas Die Press, 16-vjeçari nuk ka pranuar të zbulojë kodin e telefonit para hetuesve. Gjatë marrjes në pyetje ai ka qëndruar gjithmonë i heshtur. Kodi i telefonit nuk u zhbllokua as nga ndihma e Europol-it.

Megjithatë i riu duhet të përballet ende me ligjin austriak për shkak të anëtarësimit në ISIS. Përfaqësuesi ligjor Philipp Uolm thekson se dyshimi se adoleshenti është pjesë e grupit terrorist është jashtë çdo dyshimi. Tashmë 16-vjeçari do të duhet të jetojë me prindërit e tij në Vjenë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: