Më shumë mundësi jashtë Europe sezonin e ri, në shtëpinë e Partizanin e kanë të pamundur të bëjnë llogaritë edhe për të ardhmen. Dënimi i dhënë nga FIFA i ndërlikon jashtëzakonisht gjërat dhe projektin e tyre për të nisur një revolucion të kuq. Është e qartë që pas një sezoni totalisht të dështuar, stafi drejtues kërkon të ndryshoj faqe duke nisur me gjetjen e një trajneri të ri, këtë herë shqiptar. Të gjithë pistat të dërgojnë tek Ilir Daja por rikthimi i tij në kryeqytet është ndërlikuar ndjeshëm si pasojë e dy vendimeve të mbetura pezull.

Ilir Daja
Ilir Daja

E para dhe më e rëndësishmja, Daja dhe Skënderbe mbetet në pritje të vendimit që do të marrë Gjykata Federale në Zvicër, preferenca e parë për Dajën mbetet Skënderbeu, gjithnjë nëse korçarët mund të rikthehen të luajnë në Europë. Në të kundër, Daja i ka dhënë fjalën drejtuesve të Partizanit por ky diskutim është bërë përpara se të kuqve ti bllokohej merkato në hyrje nga FIFA. Me një merkato të bllokuar as Daja nuk do ta ketë të lehtë të pranoj ofertën e Partizanit. Të vetëdijshëm për këtë situatë, Kukësi kërkon të përfitoj duke nisur kontaktet e para me teknikun kryeqytetas. Verilindorët kërkojnë gjithashtu të përfshij Dajën në projektin e tyre të ri që ka si objektiv kryesor rikthimin tek titulli kampion për të inauguruar me trofe stadiumin e tyre të ri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb