Një ndodhi e çuditshme është shënuar në Indonezi. Një i ri, i quajtur Khoirul Anam, i ka habitur të gjithë duke u martuar me tenxheren e orizit. Ai ka postuar në rrjete sociale, foto ku shihet i veshur me veshje tradicionale dasme së bashku me një tenxhere të bardhë, që e kishte mbuluar po ashtu me një vello të bardhë.

Në fotografitë e postuara në llogarinë e tij në Facebook, ne mund ta shohim të veshur me një veshje tradicionale të dasmës së bashku me një tenxhere me oriz të bardhë e cila ishte “veshur” gjithashtu për rastin, me “një vello të bardhë të tejdukshme”.
Në fotot që ngarkoi në mediat e tij sociale, ai shkroi se vendosi të martohej me tenxheren e tij të orizit pasi është “E drejtë, e bindur, e dashur dhe e mirë në gatim”.

Por për fat të keq, kjo martesë zgjati vetëm katër ditë.

Kur Khoirul Anam postoi një përditësim tjetër mbi martesën e tij, këtë herë ishte për të njoftuar ‘divorcin’ e tij.
Në postim, ai shkroi: “Vendimi im është… i rëndë në të vërtetë… por kjo është rruga që unë zgjodha… nuk ka asnjë partner perfekt”.

Thuhet se kjo është bërë në vazhdën e një shakaje, e kjo “martesë” ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb